Izet Mexhiti sot në një koferncë për shtyp u shpreh se nuk e përjashton Rufi Osmanin si kandidat për president të RMV-së.
Pas këtyre deklaratave, menjëherë ka reaguar Rufi Osmani. Ai për TetovaSot thotë se kurrë me askënd nuk ka biseduar për postin e Presidentit dhe nuk do të bisedojë me asnjë parti politike qoftë pozitë qoftë opozitë.
Në lidhje me informatat e fundit për gjoja kandidimin tim për postin e kryetarit të vendit demantoj këto informata si tërësisht të pabaza. Nuk kam pasur asnjë diskutim dhe nuk do të kem debate me asnjë parti politike si të pozitës ose të opozitës” thotë për TS Rufi Osmani
Ai më tej rekomandon partitë poltiike që të respektojnë kodin etik dhe mos përmendin figura të ndryshme që nuk kanë lidhje me partitë politike.
“Rekomandoj qe te gjitha partit politike të respektojnë kodin etik të çdo individi para se me bërë publike qëndrimet e tyre” shton më tej Osamni për TS.
Osmani nga ana tjetër uron të gjithë partitë politike në vend që të kenë konkurim demokartik dhe civilizues.
” Duke uruar një debat dhe konkurim civilzues demokratik në kampin politik shqiptar kërkojë që identiteti im njerëzor të mos përmendet në asnjë konotacion nëe funksion të zgjedhjeve politike te majit” thotë në fund ish kryetari i RDK-së Rufi Osmanni
Nga ana tjetër, opzita shqiptare sa herë që anketat dalin se do ti humbin zgjedhjet lakojnë figurat kombëtare, si djalin e Adem Jasharit, stërnipin e Skenderbeut dhe së fundmi ish kryetarin e komunës së Gostivarit, Rufi Osmanin./TS/