7.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKëshilli i Gjykatës Penale në Shkup / Arrest shtëpiak për Bekim Nezirin

Këshilli i Gjykatës Penale në Shkup / Arrest shtëpiak për Bekim Nezirin

Këshilli i Gjykatës Penale në Shkup e ka pranuar ankesën e Prokurorisë kundër vendimit të parë të gjykatës, i cili ditë më parë caktoi masë mbikëqyrëse për Bekim Nezirin, pas ngjarjeve në M-NAV.

Sot, siç merr vesh jozyrtarisht gazeta Koha, pesë anëtarët e Këshillit gjyqësor, pas dëgjimit të palës mbrojtëse të Nezirit dhe Prokurorisë, megjithate kanë vendosur që Bekim Nezirit dhe të dyshuarve tjerë në incidentin në M-NAV, t’iu shqiptohet arrest shtëpiak.

Nga pala mbrojtëse mendojnë se ky vendim është rezultat i presionit publik nga disa qarqe të caktuara, e jo rezultat i gjendjes faktike.

Sipas tyre, faktet nuk e implikojnë Bekim Nezirin në përleshje fizike, pasi incidenti ka ndodhur në hapesira tjera të kompanisë M-NAV, e jo në Kullën kontrolluese.

Mbrojtja vlerëson se edhe raporti preliminar i Agjencisë për Fluturimet Civile ka konstatuar se gjatë incidentit, nuk ka qenë e rrezikuar siguria në hapësirën ajrore të vendit, ndaj sipas tyre, edhe vepra penale për të cilën dyshohen, është e paqëndruesheme dhe nuk përkon me gjendjen faktike, thonë nga mbrojtja. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments