Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së dhe ministri i Drjetësisë, Krenar Lloga ka adresuar një mesazh pasditën e sotme. Ky mesazh i tij vjen në prag të mbajtjes së Kuvendit Qendror të partisë së Arben Taravarit, ku ASH pritet të sjellë vendim se si do garojë në zgjedhjet parlamentare, përcjell FLAKA.
Lloga ka shkruar në stilin e tij të njohur latinisht dhe shqip: “- Pacta sunt servanda! (Latine) – Marrëveshjen duhet ta respektosh!”.
Megjithatë, kjo fjali e Llogës është shoqëruar me fotografi me disa profesor univesitar të cilët janë angazhura nga dikasteri që drejton ai për hartimin e disa propozim-ligjeve.
Por, kjo fjali mund ti referohet edhe kreut të partisë se duhet ti përmbahet marrëveshjes me partnerët e koalicionit, konkretisht BDI-së dhe LSDM-së dhe të dilet me ata bashkë në zgjedhje.
Ndryshe, disa burime nga kjo parti thonë se Taravari nuk është i mendimit që ASh të dalë me lista të përbashkëta me BDI-në; por ky qëndrim i tij bie ndesh me atë të dyshes Sela-Lloga të cilët janë “pro” një bashkëpunimi të këtillë. Ka gjasa që kjo të bëhet “mollë sherri” mes tre figurave më të rëndësishme të partisë, kryetarit Taravari, kryetarit të Kuvendit partiak Ziadin Sela dhe sekretarit të përgjithshëm Krenar Lloga.
Kujtojmë se Taravari para do kohe kishte takim në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ku bashkë me të ishte edhe treshja e opozitës shqiptare Kasami, Mexhiti dhe Gashi. Edhe pse detajet e takimit nuk janë zbardhur nga asnjëri pjesëmarrës në takim, spekulohet se Kurti ka kërkuar nga Taravari që ti bashkohet LEN-it në zgjedhjet e 8 majit.
Por, menjëher pas largimit nga Prishtina, Taravari ka marrë një telefonatë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili i ka kërkuar të vazhdojë aty ku është, gjegjësisht me frontin evropian me BDI-në.
Kohëve të fundit me mesazhe të koduara shpesh ka dalë edhe Arben Taravari, i fundit ishte se është “Moment delikat për vendim dekadësh për shtetin”. FLAKA