8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaDeputetja britanike Alicia Kearns, kritikon Perëndimin pas rrahjes së Sanduloviq nga BIA:...

Deputetja britanike Alicia Kearns, kritikon Perëndimin pas rrahjes së Sanduloviq nga BIA: Përkëdhelja ka pasoja

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se është tepër e shqetësuar për sigurin dhe shëndetin e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, pasi familja e tij kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekret serbe, në godinën e BIA-s.

Pos tjera, ajo ka qenë kritike edhe ndaj Perëndimit, duke i akuzuar për mos reagim edhe për parregullësitë në zgjedhje serbe.

“Tepër e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Nikola Sanduloviq, pas raportimeve se ai ishte rrahur brutalisht nga inteligjenca serbe”.

“Shumcia e parreegullësive të raportuara në zgjdhjet serbe rezultuan me vetëm kritikë të butë dhe një shqetësim kalimtar nga Britania e Madhe, ShBA dhe Bashkimi Evropian”.

“Përkëdhelja ka pasoja”, ka thënë Kearns.

Sanduloviq ka thënë se në mesin e personave që e kanë rrahur ka qenë edhe Milan Radoiçiq, ish-politikanin serb nga veriu i Kosovës, organizator i sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë. Sanduloviqi ishte arrestuar të mërkurën nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA). Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke thënë se është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare./Klankosova.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments