Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë me dije se bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi dhe Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxhën,të shoqëruar nga Policia, kanë vizituar brezin kufitar verior mbi fshatin Bërnjak, që shtrihet përgjatë Liqenit të Ujmanit.
Sveçla ka publikuar foto nga vizita, derisa ka thënë se Policia është në nivelin më të lartë të detyrës e me vigjilencë po mbronë kufinjtë.