8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaOpinionLVV në RMV/ Faton Aliti: Përçan shqiptarët, Kurti lider i vetshpallur, mendjemadh,...

LVV në RMV/ Faton Aliti: Përçan shqiptarët, Kurti lider i vetshpallur, mendjemadh, e pamë çfarë i ndodhi në Shqipëri (VIDEO)

Paralajmërimet se Vetëvendosja mund të përfshihet në mënyrë direkte në zgjedhjet parlamentare në RMV, ka shkaktuar reagime të shumta. Ka zëra që mbështesin një gjë të tillë, por të shumtë janë ata që e kritikojnë.

Në vigjilje të kësaj, indeks.mk, diskutoi me analistin politik, Faton Aliti. Ai thotë se ardhja e VV-së në vendin tonë e përçan edhe më shumë votën shqiptare edhe ashtu të përçarë.

Sipas tij, mënyra se si Kurti dhe VV-ja po i qasen kësaj problematike, është e gabuar.

“Punët e shqiptarëve në rajon janë të secilit, si të Tiranës, si të Prishtinës si të tonat. Por, mënyra se si po i qasemi kësaj problematike, në rastin konkret LVV-ja, më duket se me një arrogancë dhe mendjemadhësi të një udhëheqësi të vetëshpallur gjithëshqiptar”, deklaroi ai.

Përkujton se LVV-ja dhe kryeministri Kurti dështuan keq në momentin kur vendosën të përfshihen, gjegjësisht “përzihen” në zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë.

“Pësoi një dështim shumë të madh në Shqipëri, ku pati një tentim të tillë. Tani, a jemi ne në nivelin e votuesit shqiptar në Shqipëri, mund edhe të mos jemi, por nuk jemi edhe shumë larg dhe nuk mendoj se mund të ketë ndonjë impakt më të madh tek votuesit e papërcaktuar që zakonisht e përcaktojnë edhe fituesin. Por, mund të shkaktojë vetëm një entuziazëm më të madh tek ata, të cilët edhe ashtu janë ushtarë partiakë dhe tashmë janë të përcaktuar”, tha Aliti.

Kujtojmë, kundër ardhjes së Vetëvendosjes në Maqedoni, kanë reaguar edhe gazetarët dhe opinion bërësit nga Republika e Kosovës. Sipas tyre, ardhja e LVV-së në Maqedoni do të dobësonte dhe përçante shqiptarët të cilët më pastaj si pasojë e kësaj do të humbin edhe pozicionet të cilat tashmë i gëzojnë në Qeveri. Për më keq, disa mendojnë se kjo përzierje i shkon përshtati partisë nacionaliste të VMRO-së./indeks.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments