Lajmi interaktiv
www.telegrami.mk
Skena politike shqiptare në Maqedoni të Veriut nga transicioni i viteve 1990 e deri tash kurë nuk ka qenë më e padefinueme për kerkesa individuale (se për kërkesa kolektive sa ulen në kolltuqe arsyetohen nga faktori ndërkombëtar ) sikur në këto zgjedhje parlamentare që priten tëmbahen prill-maj 2024,lidhur me kërkesat, por pa feedback obligime ndaj votuesit shqiptar keq a mirë …ai i cili i voton ,qoftë POZITË qoftë OPOZITË.
Do ndalemi për të sqaruar një mish -mash politik ,që më tepër llogaritet si iniciativë individësh se sa si grupacion politik,të krijuar në mënyrë virtuale nga një grupacion qeveritar nga ASH,vetëm ata e dijnë pse bëjnë këtë lojë?!.. .Më konkretisht bëhet fjalë për grupacioni i Arben Taravarit -Kryetar i ASH -së, që më tepër me veprime të pamatura argëton elektoratin ,se sa e marin seriozisht, bile në disa shkrime nëpër rrjete sociale vjen në shprehje ndaj kryetarit aktual të ASH gjithë arsenali i pa shprehur deri tash negativ por edhe emocional,nga njerëz të dëshpruar nga elektorati votues i ASh-së. Sepse Arben Taravari vërtetë në Gostivar ku është Kryetar i Komunës rrahatoi gostivarasit e ASH-së ,por jo edhe votuesit tjerë…. tetovarët ,struganët,kumanovarët,kërçovarët etj…që është edhe e logjikshme sepse nuk mund të vijë tatovari,strugani,kumanovari,kërçovari në punë për çdo ditë në Gostivar. Pra niveli qendror i votuesëve të ASH,këto vitet e fundit duket i shpërndarë,pasi nuk panë votuesit në nivel qendror dobi personale ,partia politike është edhe grupim interesi.ASH me TARAVARIN u bënë KOPJE E ZBEHTË E BDI-së në mini-mini minaturë(kohë e Musa Xhaferit ku thoshte le të fitohen votat pastaj luajmë partizanë e gjerman,posaçërisht ndaj votuesëve të Tetovës ,që i anashkaloi nëpër poste republikane dhe punsimet në resoret republikane ) . E PAGUAJTI BDI dhe tash duhet reaguar me garanca dhe hapur sytë në zgjedhjet e parlamentit 2024 mos e përsërit gabimin CIAO BDI….SIÇ E NDËSHKUAN TETOVARËT ASH-në në zgjedhjet komunale për Komunën e Tetovës 2021 me 777 vota as edhe një këshilltarë (ASH me 8 deputet …ej njerëz nuk do të dalin të votojnë kur do ti shohin listat..të LEN-it ,të BDI-së,të ASH-së …etj…etj…)
Kryetari i ASH-së Arben Taravari mba kulaç varur vetëm lidershipin e BDI-së .
Si të kuptohet shkuarja e Arben Taravarit dhe ASH-së te LEN-i ,pasi Bilall Kasami hiq më largë se dje 03.01.2024 si lider i Besës hapur thotë se ai do të jetë i pari në listë në ZONËN 6 nga LEN-i
Pra nga dalin llogaritë e matematikës argëtuese nga Bilall Kasami se ai dhe Grupacioni Besa do të jenë të parët në listë në ZONËN 6 ku garojnë të dy liderët që nuk është kontestuese…por krahasimet thonë diçka tjetër nëse ASH shkon me LEN-i
Faktet flasin në dobi të ASH -së dhe Taravarit për lider të mundshëm te LEN-i ,në dy nivelet .
Komunat
Arben Taravari dy herë rradhazi kryetar komune në Gostivar në zgjedhjet e 2017 dhe 2021
Bilall Kasami kryetar komune në Tetovë është një mandat 2021
==============================
KUVENDI I RMV
ASH në PARLAMENT me 8 mandate dhe vazhdon…
BESA me 1 (një) mandat në Kuvend ?! ( edhe atë nga Gostivari)
PASTËR MATEMATIKË 8 me 1
======================================
Tërheq paralele në krahasimet …komentoj se deklarata e djeshme tregon se Bilall Kasami don të diktojë tempo …plus Bilall Kasami me selam për Taravarin: Mos taktizo, vendos më shpejtë po deshe pozita më të mira ?!
Që nënkupton kur unë si gazetar përzihem në profesionin e Taravarit ….shprehem Bilal Kasami tip narcisoid…
===================================================
Dhe për fund një si para hyrje në P.S shkuan te Albin Kurti ..Bilall Kasami….Arben Taravari …Izet Mexhiti …AfrimGashi dhe Bekim Qoku
Bekim Qoku hija e LVV në Maqedoni me siguri do të kandidohet në Zonën 5 si zonë e LVV ,nuk ka çfarë lypnëzonën 6 ,mendimin se ku tëparaqitet LVV fiton nga zona 5 le ta provojë…qëpastaj tërreshtohemi ne tjerët …po kisha një dilemë …Bekim Qoku është adhurues i qenëve, e kam parë duke e shetitur në Ohër ,bubicën e mori me vete në Prishtinë apo ….e mërziti me pritje…se udha vade nuk ka….www.telegrami .mk
==================
P.S BDI hap sytë në zgjedhje kandidaturash për deputetë në Zonën 6 ,çdo anim dhe presion nga strukturat e tashme do të ju përgjismojë në votime në Zonën 6 …partizan dhe gjerman nuk luajnë më tetovarët dhe zona 6 …të dëshpruar nga njrerzit që janë në pushtet nuk do dalin në votime… sepse atë që ia bën vetes njeriut nuk e riparon as Zoti …mos thuai në BDI se nuk ua kemi tërhequr vërejtjen…unë lëvizi ndër njerëz …nuk ri nëpër seli ose siç e bëjnë partiakë[ te iks lokali dhe shkoj te ypsilon lokali informohem…jo jo .umëpërcolla hë për hë VOX POPULI ==