3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaOpinionRami Misimi TS /Takimi mes liderëve të LEN-it dhe Taravarit në prani...

Rami Misimi TS /Takimi mes liderëve të LEN-it dhe Taravarit në prani të Kurtit nuk ka qenë i mirë.

Taravari po ndodhet në një presion të madh dhe ofertat e LEN-it nuk ia kanë mbushur mendjen.

Edhe pse Taravari është mjek, Halil Snopçe ia ban matematikat mirë me ofertat dhe numrat.

Heshtja e LEN-it pas takimit në Prishtinë është dëshpruese për opozitënn shqiptare që në një anë thonë jemi të fortë e rrëzojmë BDI-në vet, e në anën tjetër e lusin Taravarin për ta rrëzuar BDI-në.

Tash shtrohet pyetja a jeni të fortë apo s’jeni të fortë?

Nëse jeni të fortë pse e lutni Taravarin?

Nga ana tjetër Taravari, nuk mashtrohet lehtë me oferta hajde ti banu i pari i LEN-it vetëm ta rrëzojmë BDI-në.

ASH-ja e Taravarit nuk është parti lideri, por i një grupi të madh që vendosin. E si do të çoje gishtin Ziadin Sela pro bashkimit me LEN-in kur nëntoka i BESËS, Adnan Azizi e bëri partall Selën duke i thënë Menduh Thaçi 2?

Adnan Azizi e di shumë mirë, andaj e goditi Selën, këtë punë nuk e di Bilalli, Afrimi dhe Izeti.

Andaj ASH-ja ecën rrugës së BE-së dhe Taravari pas, sepse matematika e Snopçes ia ka bërë rezultatin këto ditë dhe Snopçja në matematikë nuk gabon .

Ndërsa Instituti “Arben Xhaferi” në krye me Arben Fetahin anketat i bën sipas dëshirës, anketa nuk bëhet sonte në ora 8 në mbrëmje e në ora 8 në mengjes i publikon vetëm pse “shefi” ashtu dëshiron të jetë.

Unë personalisht pres nga Halil Snopçe të nxjerr rezultatin e koalicionimit me dy të panjohura.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments