Dëshira për një jetë më të mirë detyron qytetarët e vendit të bëjn gati valixhen dhe të ikin jasht vendlindjes. Vala e fundit e emigrimit ka përfshirë jo vetëm personat e pa punë, por edhe ata që janë në vende të punës të mir paguar. 29 vjeçari Jasir Xhika, ka migruar në Gjermani para 4 vitesh dhe atë nuk e ka bër për shkak të kushteve të vështira ekonomike, por për shkak të kushteve të punës që ky shtet u ofron punonjësve në të gjitha sferat.
“Une nga vendelindja jam larguar para 4 viteve jo për arsye se s’kam pasur kushte të mira, por e kam ndjer veten më të sigurt këtu në Gjermani. Ndryshe vlersohet puna, ndryshe të vlersojn si punëtor ndryshe e ke sigurin. Gjithçka është meritore, por edhe në aspeckt financiar shpërblimi është me vend. Sistemi I shtetit këtu të jep siguri si për vetveten ashtu edhe për familjen.”, tha Jasir Xhika, mërgimtar.
Aktivistët në diasporë, mërgimtarët të investojnë në vendlindje
Numri i shqiptarëve që migrojn nga Maqedonai e Veriut por edhe nga viset tjera shqiptare është vazhdimisht në rritje, thot për TVM2 afaristi Samet Haxhiu, i cili jeton dhe vepron në Gjermani për më shumë se dy dekada. Ai çdo ditë zgjohet me të njejtën dëshirë, të kthehet në vendëlindje, por thotë se është e vështirë pasi Maqedonia e Veriut ende nuk është vend i sigurt për investime.
“Në kohët e fundit është rritur numri, mos të gënjej por dikur 30 deri 40% është rritur numir i migrantëve. Unë me shumë dëshirë do të kisha investuar në vendlindje, por nuk shof sigur, këtu është vlera e personit shumë lart. Edhe te ne por ende nuk ka arrit deri në nivelin e duhur. Tani gjithë këtë që e kam arrit këto 26 vite me djers dhe e kam arrit është vështir ta marr dhe të vi atje. Jo vetëm për mua por për të gjith mërgimtarët është e vështir të kthehen në vendëlindje. Por dhimbja na mbetet në shpirt.”, tha Samet Haxhiu, afarist në mërgim.
Arsyja më e madhë e migrimit në Perëndim për shumicën ka qenë dhe është krijimi i kushteve më të mirë ekonomike për familjet e tyre. Por kjo nuk ka qenë arsye për Besnik Kelemendin, i cili në Gjermani ka përfunduar në moshën 13 vjeçare për shkak të luftës. Ai është afarist por i angazhuar edhe në politikën gjermane si pjesë e CDU-së, i cili njëherit apelon te qeverit e vendeve të Ballkanit që të marrin masa për uljen e migrimit.
“Tani luftën kryesore e kemi ne që të çojm investitor. Kjo do të ndalonte edhe emigrimin e parregullt.Levizje ka edhe ne Evropë, por shpërngulje si të ballkanit nuk ka. Ne mundet që si shqiptar të investojm në vendet tona ose të motivojm Gjermanin për të investuar në ato vended he të happen vende pune. Presim edhe nga Qeverit e atjit të ndryshojn pak imazhin duke bo pak më shumë për rinin., për sigurin e njerëzve dhe për dhe të mirën e vendit.”, tha Besnik Kelmendi, aktivist në mërgat.
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut vlerësojnë se rreth gjysëm milion shtetas të vendit, aktualisht ndodhen në megrim, kryesisht në vendet e BE-së por edhe në SHBA, Kanada e Australi.