-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSeanca e parë e re e rregullt e Kuvendit është caktuar për...

Seanca e parë e re e rregullt e Kuvendit është caktuar për më 16 janar

Seanca e parë e re plenare në vitin 2024 është caktuar për 16 janar, informojnë nga Kuvendi. Në rendin e ditës janë disa pika me materiale të reja të mbërritura.

Tani për tani në këtë seancë të 138-të në rend dite janë Propozimi-ligji për plotësimin e Ligjit për Avokatin e Shtetit, Propozim-ligji për nëpunësit administrativë, Propozim-ligji për të punësuarit në sektorin publik, Propozim-ligji për zhvillim dhe aftësim profesional dhe trajnim të nëpunësve të administratës, Propozim-ligji për siguri të rrjeteve dhe sistemeve informative dhe transformimit digjital, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike, Propozim-ligji për peshkim dhe akuakulturë dhe
Propozim-ligji për garanci të detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim shtesë të projektit për përmirësim dhe zhvillim të rrugëve, që do të lidhet ndërmjet Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Bankës Botërore dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe Propozim-ligjin për drejtësinë të fëmijëve dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim të rrjedhave shtesë të mbeturinave, të dyja në lexim të parë, si dhe Kërkesën për interpretim autentik të nenit 62 të Ligjit për arsim të lartë, të parashtruar nga deputetja Fisnike Bekteshi Shaqiri.

Pas festave të fundvitit, siç është paralajmëruar, Kuvendi do ta nisë punën më 9 janar me seancë të rregullt koordinuese të kryetarit të Kuvendit me njerëzit e parë të grupeve të deputetëve . Për më datën 9 janar është caktuar seanca e Komisionit Parlamentar për Vetëqeverisje Lokale, ndërsa më 11 janar seancë e Komisionit për Shëndetësi.

Seanca për Qeverinë teknike, siç deklaroi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili do të jetë edhe kryeministër i Qeverisë kalimtare, do të caktohet për më 27 janar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments