Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë ka përsëritur qëndrimin që Republika Srspaka në Bosnje dhe Hercegovinë nuk i lejohet shkëputja dhe do ta kundërshtojnë këtë përpjekje.
Kreu i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, i lidhur me Kremlinin po përpiqet që ta shkëpusë Republikën Serbe nga Bosnja.
Por SHBA-ja është e deklaruar e qartë se nuk do të përkrahin asnjë shkëputje.
”Republika Srpska është një ent brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës. Është pjesë përbërëse e vendit, por as Republika Srpska dhe as Federata e BiH nuk ekzistojnë jashtë Bosnje-Hercegovinës. Kushtetuta e BiH nuk parashikon të drejtën e shkëputjes së një njësie ose ndonjë njësie tjetër nënshtetërore. Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se do të veprojnë për të kundërshtuar veprimet anti-Dayton, dhe shkëputja është një veprim kundër Dejtonit. Milorad Dodik e ka gabim nëse mendon se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë mënjanë ndërkohë që ai e shtyn BiH-në drejt konfliktit”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikan.
The Republika Srpska is an entity within the state of Bosnia and Herzegovina. It is an integral part of the country but neither the Republika Srpska, nor the Federation of BiH exist outside of Bosnia and Herzegovina. The BiH Constitution does not provide a right for an entity…
— US Embassy Sarajevo (@USEmbassySJJ) December 28, 2023