7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i Drejtësisë Krenar Lloga propozon zgjerim të KSHZ-së, thotë se s’ka...

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga propozon zgjerim të KSHZ-së, thotë se s’ka asgjë të keqe nëse pozita merr 5 anëtarë e opozita 2

Sa i përket anëtarit në KSHZ, sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, thotë se nuk ka asgjë të keqe që vendin e lirë ta merr Aleanca për Shqiptarët dhe anëtarët të jenë pesë me dy, shkruan TV21.

Sipas Llogës, një praktikë të tillë ka patur edhe në vitin 2020 dhe zgjedhjet kanë qenë fer dhe demokratike. Lloga propozon që përbërja e KSHZ-së të zgjerohet në nëntë anëtarë.

“Unë e di se në vitin 2020 ne kishim praktikë të tillë ku shumica kishte pesë anëtarë të KSHZ-së ndërsa opozita dy, ndërsa zgjedhjet ishin fer dhe demokratike. Nëse njëherë ju keni një princip të tillë dhe ka kaluar në sistem atëherë pse të mos lejohet. Edhe pse unë konsideroj se mund të zgjerohet përbërja e KSHZ-së edhe me nga një anëtar. Të ketë edhe për opozitën dhe ky problem të zgjidhet”, theksoi ministri i drejtësisë, Krenar Lloga.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments