Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka dhënë intervistë për POPULLI.mk ku ka folur për të ardhmen e partisë së tij, bashkëpunimi me BDI-në dhe LSDM-në si, përkrahja e kandidatit për President nga ana e opozitës shqiptare si dhe anëtarin në KSHZ.
Në pyetjen se me cilin “FRONT” do të pozicionohet ASH, Taravari është shprehur kështu:
“Për momentin ASH ka një vendim të kryesisë qëndrore që del vetë në zgjedhje, kurse vendimin përfundimtar e merr në Kuvendin e partisë e cila është organi më i lartë ndërmjet 2 kongreseve. Natyrisht jemi duke u mobilizuar që vetë të dalim në zgjedhje por se mohoj edhe faktin se kemi komunikim të rregullt edhe me partitë që quhen opozitare shqiptare po edhe me partitë me të cilat për momentin jemi në Qeveri s’bashku”