7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNxënësit e klasës së katërt, pestë dhe gjashtë nga sot do të...

Nxënësit e klasës së katërt, pestë dhe gjashtë nga sot do të kenë tekstet e para digjitale në Maqedoni

Nga sot, nxënësit e klasave të katërta, të pesta dhe të gjashta në Maqedoninë e Veriut do të përfitojnë nga tekstet e para digjitale interaktive. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiti, ka bërë një njoftim zyrtar ku ka informuar se këto tekste ofrojnë një përvojë mësimore të pasur me elemente multimediale si video, foto, ilustrime, kuize, dhe përmbajtje të tjera të ngjashme.

“Maqedonia e Veriut ka tekstet e para digjitale interaktive, të krijuara për nxënësit e klasave të katërta, të pesta dhe të gjashta. Ato janë të disponueshme në një platformë të veçantë online – nastava.mk dhe zyrtarisht mund të përdoren, jo si zëvendësim i teksteve të shtypura, por si një opsion shtesë që mund të lehtësojë procesin e përvetësimit të njohurive. Ato janë të disponueshme në çdo kohë dhe në çdo vend ku ka akses në internet dhe secili nxënës do të mund të vendosë vetë nëse do të përdorë tekstin digjital apo të printuar që ka marrë në shkollë” thotë ministri.

Shaqiri shtoi se aplikimi i këtyre teksteve ka përfitime të dukshme për mësuesit dhe nxënësit. Përgatitja më e lehtë për mësimin për mësuesit dhe aksesi më i lehtë për nxënësit në përmbajtjen e nevojshme janë disa nga avantazhet e kësaj inovacioni në arsim. Ai ka theksuar se ky është vetëm fillimi i një procesi më të gjerë, ku në të ardhmen tekste të tjera dhe kurrikula do të përdoren në format digjitale.

Në lidhje me shqetësimet e mundshme, ministri ka garantuar se nuk do të ketë digjitalizim të teksteve shkollore për klasat e ulëta, duke respektuar kështu zhvillimin natyral të aftësive lexuese të fëmijëve. Ministri po ashtu ka njoftuar se në fillim të janarit do të paraqesë propozimin për ndryshime në ligjin për tekstet shkollore, për të adresuar problemet me tekstet e historisë dhe shoqërisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments