4.3 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSkender Rexhepi-Zejdi deputet dhe kryetar i partisë POPULLI /VV në Maqedoninë e...

Skender Rexhepi-Zejdi deputet dhe kryetar i partisë POPULLI /VV në Maqedoninë e Veriut, pse jo? Por jo me Afrim Gashin e Bilall Kasamin!

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejdi ka reaguarnë FB për çështjen e përfshirjes së VV-së në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare në Maqedoninë e Veriut

““VËTËVENDOSJA” NË MAQEDONINË E VERIUT, PSE JO!

E kuptoj dhe e mirëkuptoj që VV-ja kërkon hapsirë politike në RMV, sëpaku ndoshta bënë stimulim për daljen shtesë të shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Poashtu e kuptoj që VV-ja edhe shpreson të ketë ndryshime në skenën politikë të qeverisjes së vendin, zatën ajo është edhe arsyeja e ekzistimit të subjekteve politike.

Gjithsesi e kuptoj edhe qasjen e VV-së që BDI-ja të shkoj në opozitë, është më se normale që skenës politike i bënë mirë ndryshimi.

-Por ama, kurrsesi nuk mund ta gëlltiti “shpresën” e VV-së që ndryshimin më të mirë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut do të sjellin Bilalli e Afrimin, këtu humb sensi i logjikës politike.

Amani, mos na e ofendoni intelegjencën, mosni se kallëpi i mirëqenies së shqiptarëve këtu nuk i përfshin këto dy persona që në vete i kanë të mishëruar dhe bile tejkaluar të gjitha “vyrtytet” që ato i urrenin te politikanët e tyre oponent.

ME THERA NUK ÇEL PRANVERA!!!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments