Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga tha se nuk ka asnjë informacion të ri nga autoritetet turke për ekstradimin e Lubço Palevskit-Pallço, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Panço Zhezhovskit në Maqedoninë e Veriut.
“Jo, deri tani nuk kemi asnjë informacion shtesë që të ndajmë me ju. Edhe herën e kaluar kur ishim në press me kryeministrin thamë që kur do të kemi informacione, të njëjtat do të ndahen me publikun dhe me ju”, pohoi Lloga.