6.2 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeArdhja e mërgimtarëve, nisin tollovitë në vendkalimet kufitare të rajonit!

Ardhja e mërgimtarëve, nisin tollovitë në vendkalimet kufitare të rajonit!

Festat e fundvitit në vendet e Evropës Perëndimore kanë ndikuar që të rritet intensiteti i trafikut nëpër autostradat e rajonit, kurse për fundjavë pritet edhe më shumë të rriten tollovitë dhe pritjet në kufi.

Autoritetet e Serbisë njoftojnë se që mbrëmë kanë nisur tollovitë në vendkalimet kufitare me Hungarinë kurse intensiteti pritet të shtohet gjatë fundjavës.

Në 12 orët e fundit në Serbi, përmes vendkalimit kufitar Horgosh kanë hyrë 9.000 udhëtarë me 35 autobusë dhe 3.500 automjete. Funksionojnë tetë pikëkalime – shtatë për makina dhe një për autobusë.

Autoritetet serbe thonë se për dalje nga Hungaria përmes vendkalimit kufitar Reske pritet rreth dy orë. Situatë e njëjtë është edhe në vendkalimet Horgosh 2, Baçki Vinogradi dhe Kelebija.

Për këtë qëllim, deri në fund të janarit, është vazhduar orari i punës së vendkalimeve kufitare, ku disa prej tyre do të punojnë 24 orë. /Top24

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments