Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi ka ftuar të gjithë aktivistë e bashkëpartiakë për ta mirëpritur kryetarin e partisë, Ali Ahmeti në dy ngjarje sot në Shkup, informon POPULLI.mk
“Sot e presim prijësin e kombit në dy ngjarje të mëdha:
Ora 14:00 në hotelin Holiday Inn në Shkup për pritjen e fundvitit dhe porositë për vitin para nesh.
Ora 18:00 në palestrën sportive “Shaban Tratena” në Çair të Shkupit, për të marrë pjesë në kuvendin zgjedhor të forumit rinor të degës Çair.
Jeni të mirëseardhur të gjithë!”