-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria në këmbë kundër lajmeve të rrejshme folën për transparencë, por nuk...

Qeveria në këmbë kundër lajmeve të rrejshme folën për transparencë, por nuk lejuan pyetje gazetarësh

Tre krerët e shtetit, kryeministri Zoran Zaev, kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe Presidenti Stevo Pendarovski ndërmorën hapin e parë institucional në luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme.

Por nuk ishin të vetmit që ishin pjesë e seancës konstituive të këtij plani aksional.

S’munguan as Ministri për Punë të brendshme, ai i shoqërisë informatike, ministri për punë të jashtme dhe ajo e mbrojtjes si dhe ministri i transparencës.

Këtu ishin edhe Drejtori i Agjencisë për siguri kombëtare Viktor Dimovski si dhe ai i kundërzbulimit Erolld Musliu.

Kryeministri pasi përmendi disa lajme të rrejshme për Marrëveshjen e Prespës, tha se qeveria përgatiti kwtw plan si përgjigje ndaj kërcënimeve sajber.

“Qëllimi ynë është ta përforcojmë sigurinë kombëtare dhe atë të qytetarëve të vendin tonë, si dhe ta mbrojmë dhe avancojmë demokracinë”, potencoi kryeministri, Zoran Zaev.

Kryeparlamentari Talat Xhfaeri tha se vëllimi dhe shpejtësia e përhapjes së lajmeve të rrejshme përveç që është e pakthyeshme, janë edhe arma më e fuqishme e ditëve të sotme.

“Me të çrregullohet integriteti i personalitetit, i shteteve, shkaktohen konflikte dhe përhapet mosbesim i përgjithshëm në persona, në institucione, ndërmjet shteteve dhe globalisht në botë”, theksoi kryetari i Kuvendi, Talat Xhaferi.

Presidenti Pendarovski tha se rezultatet kundër kësaj luftë s’duhen pritur brenda natës dhe me një plan aksional, ndërsa tregoi edhe se si institucionet duhet t’u përgjigjen lajmeve të rrejshme.

“Dezinformatave duhet t’u përgjigjemi me transparencë më të madhe. Institucionet me integritet komunikojnë me publikun në kohë, të qarta dhe precize dhe ndihmojnë të krijohet mjedis ku procesi arsimor investon tek të rinjtë me aftësi të zhvilluara analitike ndërsa mediat ndihmojnë që publiku të formojë mendim kritik”, deklaroi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

Përveç tre të parëve të shtetit, askush tjetër nuk foli, madje s’kishte mundësi as për pyetje gazetarësh.

Në fund vetëm i falënderuan gazetarët për pjesëmarrjen dhe i përcollën jashtë.

“Më pas do të vazhdojë pjesa e punës që do të jetë e mbyllur për publikun, ju faleminderit edhe një herë…”, tha Robert Popovski, ministër i Transparencës.

Kryeministri gjatë fjalimit thekoi se në tetor do të vijojnë konsultimet me organizatat qytetare, ato  të mediave, gazetarëve, me qytetarë dhe të gjithë ata që duan të kyçen kundër dezinformatave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments