Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zjeneli e ka takuar sot Ministrin e Drejtësisë të RMV-së, z. Krenar Lloga.
Në këtë takim pune, u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me funksionimin sa më efikas të institucioneve që ata udhëheqin.
Drejtuesit e institucioneve të sipërpërmendura, theksuan se pas themelimit të Klinikës Juridike në Universitetin e Tetovës pritet të realizohen edhe shumë punë të tjera në dobi të studentëve, veçanërisht atyre që ndjekim studimet në drejtësi.
Ata konfirmuam gatishmërinë dhe përkushtimin e dy institucioneve për bashkëpunim dhe zhvillim të projekteve dhe aktiviteteve të tjera në të ardhmen, organizimin e konferencave profesionale, kombëtare dhe ndërkombëtare, aktiviteteve studentore, angazhimin dhe mbështetjen e ndërsjellë të profesorëve të Fakultetit Juridik si dhe aktiviteteve të tjera që do ta avancojnë katedrën dhe kuadrot e reja që dalin nga Universiteti i Tetovës.