7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski: VMRO e patjetërsueshme në Qeveri teknike

Mickoski: VMRO e patjetërsueshme në Qeveri teknike

Hristijan Mickoski vlerëson se pjesëmarrja e VMRO-DPMNE-së në Qeveri teknike është e rëndësishme dhe organeve të partisë do t’i propozon që subjekti të jetë pjesë e ekzekutivit teknik. I pari i VMRO-së thotë se ky është mendimi i tij personal dhe se vendimin do ta sjellin organet partiake. Për kuadrot është akoma herët të flitet.

“Kur bëhet fjalë për obligim ligjor, propozimi im është që të propozojmë njerëz të cilët do të kenë për detyrë ta ruajnë procesin demokratik. Së pari të mbahen mbledhjet e organeve të partisë, të dalim me qëndrim të qartë i cili buron nga struktura dhe më pas do t’i dimë emrat dhe propozimet”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk ndau informacionin se kur do ta takon oponentin e tij politik për të diskutuar mbi çështjet kadrovike dhe parimore të Qeverisë teknike.

“Është një takim teknik. Do të caktohet përmes kabinetit në mënyrë të rregullt dhe mos prisni se do të ketë ndonjë pompozitet mediatik”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Në format 100 ditorë të Qeverisë e cila ka për obligim ta përgatisë vendin për zgjedhje parlamentare, dy ministri i takojnë partisë më të madhe opozitare në Kuvend. Largohet kryeministri dhe në vend të tij vjen kandidati i propozuar nga partia apo koalicioni që përbën shumicën. Referuar marrëveshjes së vitit 2020 mes Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit, me Qeverinë teknike për 100 ditë do të udhëheq një kryeministër shqiptar. Për këtë pozicion BDI ka propozuar kryeparlamentarin Talat Xhaferi. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments