Gazetat ditore që shpërndahen në shkallë vendi nuk do të marrin subvencione këtë vit, raporton portali Prisma.
Qeveria do të ndajë 10 milionë denarë ose rreth 160.000 euro për mbështetjen e mediave të shkruara, por paratë janë të dedikuara vetëm për gazetat lokale (deri në 2 milionë denarë) dhe të përjavshmet.
Këto subvencione jepen rregullisht para fundit të vitit për kostot e letrës, printimit dhe shpërndarjes të bëra nga gazetat në vitin e kaluar kalendarik. Kështu, ky vit do të mbulojë shpenzimet e medias së shkruar për vitin 2022.
Lidhur me lëshimin e gazetave kombëtare, të cilat në vitet e kaluara kanë qenë përfituesit më të mëdhenj të kësaj ndihme dhe kanë marrë shumat më të mëdha, qeveria sqaron se këtë vendim e kanë marrë për shkak se buxheti i këtij viti është ulur, si dhe sepse këto media marrin para nga shteti. duke ofruar shërbime komerciale për institucionet, pra duke publikuar njoftime për prokurim, punësim e jo vetëm, shkruan portali Prisma.