Pas zgjedhjeve të djeshme në Serbi, “Koalicioni Serbia Kundër Dhunës” bëri të ditur se ky koalicion nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve në nivel shtetëror dhe në qytetin e Beogradit siç bëri të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ata njoftuan se do të kërkojnë nga KOMISIONI REPUBLIKAN ZGJEDHOR që t’u sigurojë procesverbalin fizik në vend, duke i akuzuar për dhunë zgjedhore.
- Gjatë votimit pamë diçka që nuk ishte praktikë, njerëzit që nuk jetojnë në Beograd u sollën të votojnë sikur të ishin qytetarë të Beogradit, akuzoi Miroslav Aleksiq, bartës i listës “Serbia kundër dhunës”.
Ai ka akuzuar se kartat e identitetit janë lëshuar për qytetarët që nuk jetojnë në kryeqytet. Konkretisht, opozita akuzoi se në Beograd janë sjellë në mënyrë të organizuar mbi 40 mijë persona pa vendbanim të ligjshëm për të mbështetur listën e SNS-së, e cila, siç thonë ata, ka ndryshuar në mënyrë drastike vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit.
Nuk mund ta pranojmë këtë si rezultat të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, tha ai.
Kjo akuzë është e ngjashme me aferën maqedonase “Pustec”, kur votuesit nga Prespa e Mallë u dërguan në qendrat e votimit në Qendër.