3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBranko Geroski paralajmëron rast të ri si ‘REKET-i 2’/ Si u pengua...

Branko Geroski paralajmëron rast të ri si ‘REKET-i 2’/ Si u pengua investimi prej 11.5 milion euro

Kundër drejtorit të fondit për shëndetësi Den Doncev dhe kundër ministrit të shëndetësisë Filipce është ngritur padi penale nga e dëmtuara shkupjane Vera Ivanova e cila thekson se të dy kanë bërë vepër penale duke keqpërdorur detyrën zyrtare sipas nenit 353 nga Ligji penal. Në këtë padi theksohet se që të dy janë bashkëpunëtorë në veprën e kryer por edhe në buxhetin e vendit pasiqë kanë stopuar investim të huaj në vend në vlerë prej 11.5 milion euro, kështu shkruan në kolumnën e tij gazetari Branko Geroski i cili për herë të parë zbuloi ‘Haraç’ e që tash paralajmëron një tjetër rast të ngjajshëm si ‘Haraç 2’.

‘Rasti është i ngjajshëm në opinion por edhe tek funksionarët shtetërorë të cilët kanë kryer vepër kriminale që të kthejnë prapa një gjigant botërorë për shërbime në sferën e dializës, një kompani suedeze e cila ka pasur qëllim të investojë në Maqedoni. Sipas paralajmërimit e kanë bërë me qëllim që kanë bërë se firma si motër në vend është nën hetim penal e më pas edhe kanë kryer kontrolle me ndikim e me qëllim që të bëjnë dëm shtesë ndaj firmës’, kështu shkruan mes tjerave në sqarimin e tij mbi rastin, gazetari Geroski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments