12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTakimi Lloga-Neukrich: Forcimi i drejtësisë, luftimi i korrupsionit

Takimi Lloga-Neukrich: Forcimi i drejtësisë, luftimi i korrupsionit

Bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, projektet që i zbaton Këshilli i Evropës dhe agjenda e reformave, ishin në fokusin e takimit të ministrit të drejtësisë, Krenar Lloga me Klaus Neukrich, drejtor për koordinimin e programeve në kuadër të Këshillit të Evropës.

“Forcimi i drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, promovimi i antidiskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve të rrezikuara, sistem më efikas i ndihmës juridike falas, forcimi i kapaciteteve të sistemit ndëshkues korrektues në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë vetëm disa nga fushat në të cilat do të punohet në mënyrë intensive gjatë periudhës së ardhshme. Informova për aktivitetet e ministrisë për të siguruar qasje më të lehtë në drejtësi përmes zyrave të hapura për ndihmë juridike falas për kategoritë e rrezikuara në disa komuna. Gjatë periudhës që vjen, sfida më e madhe do të jetë sistemi i burgjeve dhe përmirësimi i kushteve për vuajtjen e dënimeve”, nënvizoi ministri Lloga.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments