Për problemet që janë shkaktuar në Çashkë, reaguan edhe nga Lidhja Europiane për Ndryshim. Sipas tyre, kjo që po ndodhë atje, është skandaloze, komuniste dhe diktatoriale.
“Çashka është komunë ku dëshmohet se demokracia në vend ka ngelur në klasë dhe se Maqedonia e Veriut është vend që do e përsërisë vitin për integrim në Bashkimin Europian. Kjo që ndodhë me paralelen shqipe në Çashkë është skandaloze, komuniste dhe diktatoriale, njëjtë si në kohën e Jugosllavisë së dikur”, tha Validin Ademi – LEN.