7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKovaçevski: Në një metër katrorë nuk ka nevojë për 60 drejtorë organizativ

Kovaçevski: Në një metër katrorë nuk ka nevojë për 60 drejtorë organizativ

Ministri i Shëndetësisë para një muaji ka dorëzuar në Qeveri një informacion në të cilin propozon që të hiqen drejtorët organizativ dhe mjekësor të klinikave dhe të krijohet një qendër klinike në të cilën do të dihen përgjegjësitë dhe kompetencat, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Informacioni u miratua njëzëri në seancën e Qeverisë.

Sipas tij, procesi ka filluar dhe do të zbatohet pas zgjedhjeve, duke pasur parasysh se duhet të bëhen riorganizimet e duhura.

“Të jemi real, në një kilometër katror, nuk ka nevojë për 60 drejtorë organizativ dhe 60 Borde Drejtuese. Ishim edhe në krizë të pandemisë dhe krizave tjera. Kishte edhe sfida tjera”, tha Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen se pse nuk është realizuar deri më tani ky premtim parazgjedhor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments