Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Tetovës Liridon Disha përmes një postimi ka akuzuar kryetarin e komunës se ka gënjyer Tetovarët me premtimin për ndërtimin e parkingjeve dhe ja kaluan 2vite dhe qytetarët nuk shohin asnjë nga parkingjet e premtuara se do të ndërtoheshim brenda gjashtë muajsh.
Disha përmes një postimi ka publikuar një video me deklaratat kontradiktore të kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasmi i cili gjatë kampanjës kishte paraqitur një projekt për parkingjet ndërsa po të njejtën e kishte premtuar pasi kishte marë mandatin dhe së fundmi në insert tjetër ku Kasami pranon që komuna nuk do ti bëj këto parkingje të premtuara.