Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin u shpreh se duhet të respektohet ligji që doli si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinos, sipas të cilit, në 100 ditët e fundit para zgjedhjeve parlamentare, duhet të ketë qeveri teknike ku pjesë aktive merr edhe opozita.
Bytyqi theksoi se në mbledhjen partiake të LSDM-së e kanë diskutuar dhe nuk i ikin marrëveshjes së para katër viteve me BDI-në e Ahmetit, sipas të cilës, kryeministri në 100 ditët e fundit do t’i takojë partisë së Ahmetit. Sipas tij, nuk ka pasur kundërshtime në parti për këtë ide, pavarësisht faktit se marrëveshjen e ka bërë ish kreu i partisë, Zoran Zaev.
“Ne jemi parti e cila i ri shumë ngushtë çdo marrëveshjeje të shkruar dhe fjale të dhënë”, tha mes tjerash Bytyqi./KlanMacedonia