9.8 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeDrejtori i inspektoratit shtetëror të arsimit Halit Ferati: Ja kush qëndron pas...

Drejtori i inspektoratit shtetëror të arsimit Halit Ferati: Ja kush qëndron pas protestave kundër paraleles shqipe në Çashkë

Drejtori i inspektoratit shtetëror të arsimit Halit Ferati ka theksuar se personat që organizojnë protesta në Çashkë i njeh personalisht dhe se pas tyre qëndrojnë VMRO-DPMNE dhe LEVICA duke specifikuar se njëri nga organizatorët është shoferi i kryetarit të komunës.

“Edhe për kundër protestave disa ditore nga ana e palës maqedonase kundër paraleles shqipe asnjë reagim nuk ka ndodhur nga ana e opozitës për të mbështetur ministrin Shaqiri dhe për të akuzuar VMRO dhe Levicën për nxitje të urejtjes ndëretnike dhe shkeljen e së drejtës së garantuar me kushtetutë”, theksoi Ferati.

Ai në edicionin qëndror të lajmeve në Alsat ka kërkuar nga MPB të reagoj dhe të bëj punën e saj pasi njëri nga organizatorët e protestës në Çashkë është një pjesëtar i policisë.

Sipas Feratit, policia duhet të jetë shembull dhe jo nxitës i urejtjes ndëretnike dhe shkelës i ligjeve dhe kushtetutës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments