Përkundër spekulimeve dhe dezinformatave sipas të cilave ky rast ka prapavijë etnike, ju njoftojmë se të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase, ka njoftuar policia lidhur me autorët e dyshuar të vrasjes së 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe një personi (berber) 74 vjeçar nga Shkupi, transmeton Lideri.mk.
Paraprakisht kryetari i partisë Koncepti Maqedonas, Petar Bogojevski, publikisht aludoi se autorët janë nga Kosova, mirëpo ky njoftim i policisë demanton ata./Lideri