2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGjendet trupi i pajetë i vajzës 14-vjeçe që u zhduk në Shkup,...

Gjendet trupi i pajetë i vajzës 14-vjeçe që u zhduk në Shkup, MPB: Është gjetur edhe trupi i pajetë i 74-vjeçarit nga Velesi

Nga MPB njoftojnë se sot është gjetur trupi i pajetë i 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi, e cila është raportuar si e zhdukur me datë 27.11.2023, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se në rrethinën e Velesit është gjetur edhe trupi i pajetë i 74-vjeçarit P.ZH. nga Velesi, i cili është paraqitur si i zhdukur me datë 24.11.2023. Nga MPB thonë se për dy vrasjet dyshohen personat e njëjtë.

“Në lidhje me dy rastet dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve janë në paraburgim, një është jashtë shtetit ndërsa një person aktualisht ndodhet në stacion të policisë. Paraprakisht në lidhje me veprat penale është gjetur një automjet tip Citroen i djegur dhe pas ekspertizës është siguruar prova materiale për përfshirjen e personave, për të cilat pas dokumentimit të plotë të rasteve do të bëhet kallëzimi përkatës penal, në koordinim me Prokurorin Publik”, thonë nga MPB.

Nga MPB shtojnë se aktivitetet hetimore të ndërmarra tregojnë që të dy vrasjet janë kryer nga personat e njëjtë, motivi i të cilëve dyshohet të jetë “përfitim interesi” (lakmi materiale), ndërsa thonë se personat e dyshuar për veprën janë të nacionalitetit maqedonas.

“Në të njëjtën kohë, përkundër spekulimeve dhe dezinformatave sipas të cilave ky rast ka prapavijë etnike, ju njoftojmë se të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase”, shtojnë nga MPB./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments