Bashkëpunëtori dhe njeriu i afërt i kreut të VMRO-së, Hristian Mickoski, me iniciale M.A është arrestuar nga policia e Maqedonisë.
Arsyeja se pse policia e privoi nga liria sipas shkrimeve né rrjetet sociale është se i njejti u kap me 32 kilogram drogë.
Lajmi fillimisht është shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, në profilin me emër, “Kriminelët e VMRO-DPMNE-së”, aty jepen të gjitha detajet të cilat edhe i kemi cituar.
“Ky është personi M.A, që sot është kapur me 32 kilogram drogë. Personat e tjerë në fotografi mesiguri i njihni. Në veçanti, profesorin”, thuhet në postimin në “Facebook”.