8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH demanton se ka përçarje në parti: Dëshira të dështuara të atyre...

ASH demanton se ka përçarje në parti: Dëshira të dështuara të atyre që u pengon uniteti dhe konsistenca jonë

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë demantuar lajmin e portalit Veçer me titull: “Aleanca bëhet gati për dalje nga Qeveria pa Ziadin Selën, që të aktrojë opozitën”. Nga kjo parti thonë se të gjitha vendimet merren në organet e partisë dhe të njëjtat janë transparente për publikun.

“Çdo lajm i këtillë që thirret në burime anonime brenda ASH-së është thjeshtë fabrikim i qarqeve jashtë dhe kundër Aleancës për Shqiptarët. Ka vite që lexojmë lajme të këtilla për përçarje të ASH-së, por koha ka dëshmuar se ato janë vetëm dëshira të dështuara të atyre që u pengon fuqia, uniteti dhe konsistenca jonë.
Vendimet dhe veprimet tona sillen në organet qendrore dhe në mënyrë transparente publikohen në kohë përmes funksionarëve dhe organeve zyrtare. Të gjitha vendimet, si edhe deri më tani do të jenë në të mirën e anëtarëve të ASH-së, shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të vendit”, thuhet në reagimin e ASH-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments