Harmonia e vërtetë politike nuk gjendet në opinionet unanime, por në diversitetin e këndvështrimeve të përqafuara nga miqtë idealë që sfidojnë, pasurojnë dhe lartësojnë diskursin së bashku”, ka përcjell një porosi kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët, Lulzim Nasufi përmes rrjeteve sociale.
Në postimin e tij ai ka nxjerrë edhe një foto nga takimi i përbashkët me krerët e lartë të ASH-së, kryetarin e kësaj partie, Arben Taravari, kryetarin e Kuvendit, Ziadin Sela, si dhe përfaqësues të lartë të tjerë të kësaj partie, mesë tyre ishte edhe drejtori i Agjencisë për Sipërmarrësi Imer imeri.
Kreu i ASH-së sot paradite ishte në mbledhjen e Kuvendit të Asamblesë së gruas ku Premtime Zylali Deliaj u rizgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas së ASH-së në Strugë me votë unanime.
“Aleanca për Shqiptarët po bëhet shtëpia më e fuqishme e femrës shqiptare, e gjithë shqiptarëve në RMV dhe shpresa e vetme për të ardhmen. Këtë e dëshmoi edhe prezenca masovike e anëtarëve, numri gjithnjë e në rritje dhe zgjerimi i strukturave nga të gjitha forumet partiake. Kryetares se Asamblesë dhe strukturës së re i urojmë suksese dhe mbarësi!”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.