Para pak minutash ka përfunduar sondazhi dyditor i krijuar nga portali Top24, ku pyetje e vetme ishte se sa qytetarët u besojnë liderëve politik dhe nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën kujt do ti besonin.
Nga 5684 votues të cilët kanë votuar për liderin e tyre liderët radhiten si më poshtë:
- Ali Ahmetit i besojnë 2.052 qytetarë ose në përqindje 37% e qytetarëve
- Izet Mexhitit i besojnë 1467 qytetarë ose në përqindje 25% e qytetarëve
- Arben Taravarit i besojnë 870 qytetarë ose në përqindje 15% e qytetarëve
- Bilall Kasamit i besojnë 767 qytetarë ose në përqindje 13% e qytetarëve
- Afrim Gashit i besojnë 175 qytetarë ose në përqindje 4% e qytetarëve
- Skender Rexhepit -Zejd i besojnë 161 qytetarë ose 3% e qytetarëve
- Arjanit Hoxha i besojnë 118 qytetarë ose në përqindje 2% e qytetarëve
- Menduh Thaçi i besojnë 76 qytetarë ose ose në përqindje 1″% e qytetarëve
Sondazhi është krijuar përmes aplikacionit Poll që është shërbim i rrjetit social FACEBOOK dhe si i tillë nuk lejon ndërhyrje duke mundësuar kështu 100% besueshmëri të të dhënave sipas klikimeve nga ana e mbështetësve apo simpatizantëve të partive të cilët kanë votuar për 48 orë në portalin Top24.