4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTaravari sqaron gjitha dilemat dhe akuzat, ASH është faktor, do të dij...

Taravari sqaron gjitha dilemat dhe akuzat, ASH është faktor, do të dij si të veprojë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal5 ka folur për zhvillimet aktuale politike dhe veprimet e partisë së tij.

“Shikoni fundamenti i ASH-së është kundër BDI-së për ta bërë ndryshimin tek shqiptarët. Tjerat parti janë derivate të BDI-së, të jeni të bindur. Në kuadër të proceseve të rëndësishme për vendin, jashtë interesave partiake, është dashur që të jemi në një Qeveri ku është edhe BDI. Në 2017 ne ishim të parët që vlerësuam se regjimi duhet të ikë dhe ishim aty me LSDM duke i thënë se jemi aty me tre deputetë. Edhe atëherë na kritikuan në mënyrë jonormale, por ne kishim qëllim dhe nuk arritëm qëllimin e plotë për të ndryshuar tërë regjimin i përbërë nga dy komponente VMRO-DPMNE dhe BDI. Skishte opsione tjera dhe në fund politika është matematikë, hym në Qeveri dhe zgjati 100 ditë, por në zgjedhjet lokale u larguam nga Qeveria”, theksoi Taravari.

Sipas tij, edhe tani kanë qenë në një situatë që nga qendra të rëndësishme botërore u kërkua që 2023 të mos jetë vit i zgjedhjeve dhe të ketë vit të stabilitetit politik institucional.

“Ne dijmë se sërish jemi të rrezikuar, por kjo është kërkuar për çështje të rëndësishme siç janë ndryshimet kushtetuese. Ne i kuptojmë këto reagime se BDI sa më parë duhet të shkojë në opozitë, kjo është mirë për të mirën edhe të shoqërisë, shtetit dhe të kësaj partie. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ne do të presim shanset e fundit për të ndodhur këto ndryshime, edhe pse shohim se shanset janë minimale. Organet partiake në fund duhet të vendosin për veprimin e radhës, por tani për tani nuk duam të jemi faktor destabilizues në këtë periudhë kur edhe po hyjmë në fazë parazgjedhore. Deri në momentin e fundit do të jemi aty për të bërë përpjekjet për ndryshimet kushtetuese”, nënvizoi kreu i ASH-së.

Sipas tij, deri në fund të dhjetorit, kuvendi i ASH-së do të ulet dhe do të bisedoj se si do të veproj, a do vazhdoj në Qeveri apo në opozitë, a do të shkojmë vetë në zgjedhje, në koalicion të zgjeruar apo edhe në bllokun opozitar.
“ASH dallon nga tjerat, sepse ka divergjenca në mendime dhe vlerësime dhe ka unitetin e saj. Është një moment historik se si do të veprojmë. Ne jemi të vetëdijshëm se po humbasim, por nuk duam të shpëtojmë BDI, por është një moment i rëndësishëm për vendin.
Ne vazhdimisht kemi bërë betejë për të larguar BDI-në, vitin e kaluar bëmë një përpjekje të tillë, por e dini pikërisht këta deputetë që sot po thirren si opozitë shpëtuan BDI-në. Më pas Alternativa hyri në Qeveri. Në momentin kur filloi të ketë krizë dhe u kërkua nga ne që të kemi stabilitet për shkak të procesit eurointegrues, dhe bile ne rrezikuam në procesin politik. Ti japim shansin mos të ketë zgjedhje për shkak të fillimit të bisedimeve me BE. Por, ju them se ASH në qeverisjen e ardhshme do të jetë faktor determinues dhe qeverisja e ardhshme do të varet pikërisht nga ASH”, nënvizoi Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments