Ndihmës sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i cili është duke qëndruar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të Këshillit Ministror të OSBE-së, ka takuar liderin e partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, transmeton TV21.
Ambasada e SHBA-ve në Shkup nëpërmjet një njoftimi në Facebook njoftoi se O’Brien në takim ka shprehur “përkrahjen e fuqishme të SHBA-ve ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën e anëtarësimit në BE”.Më tej në njoftim thuhet se O’Brien gjithashtu Mickoskit ia ka potencuar “rolin e rëndësishëm e të gjitha partive politike në vend që duhet luajtur në mbështetjen e këtij procesi”./TV21