-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShkup, vendet anëtare të OSBE-së miratuan deklaratë të përbashkët për sigurinë e...

Shkup, vendet anëtare të OSBE-së miratuan deklaratë të përbashkët për sigurinë e gazetareve

Dyzet e gjashtë nga gjithsej 57 vende anëtare të OSBE-së ranë dakord sot për një deklaratë të përbashkët për sigurinë e gazetareve femra, e cila thekson se do të ketë prioritet çështjen kryesore të sigurisë së gazetareve femra në internet dhe në skenën ndërkombëtare. Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryetar i OSBE-së, Bujar Osmani, në fund të takimit të tridhjetë Ministror të OSBE-së, gjegjësisht në seancën e tretë plenare, tha se progres mund të arrihet vetëm me gjithëpërfshirje dhe kjo do të thotë se përpjekjet kundër dhunës me bazë gjinore, online dhe offline, duhet të dyfishohen.

Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Teresa Ribeiro, theksoi në këtë ngjarje se nëse nuk ka qasje në një vend publik dhe të drejtën e shprehjes, atëherë demokracia dhe pluralizmi nuk ia kanë arritur qëllimit.

“Ka shumë gazetare femra që janë nën presion të vazhdueshëm dhe autocensurohen ose largohen nga profesioni, që do të thotë se po humbasim zërin dhe ndikimi në demokraci dhe pluralizëm”, tha Ribeiro.

Në deklaratë thuhej se çështja kyçe e sigurisë në internet për gratë gazetare do të ketë prioritet si në skenën ndërkombëtare ashtu edhe në kontekstet kombëtare përkatëse, të cilat do të arrihen përmes disa hapave, të tilla si përshtatja e perspektivës gjinore, vëmendja ndaj formave të shumta dhe të kryqëzuara të diskriminimit.

“Ne theksojmë rëndësinë jetike të mbështetjes së lirisë së medias, duke adoptuar një perspektivë gjinore në qasjen tonë për respektimin, mbrojtjen dhe përmbushjen e të drejtës për lirinë e shprehjes, si dhe forcimin e sigurisë psikologjike dhe fizike të gazetarëve, si offline ashtu edhe online”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, sot u mbajt dita e dytë e Këshillit të 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shkup, si një ndër ngjarjet më të mëdha që janë zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë. Sot priten të merren edhe vendime kyçe për çështje të rëndësishme globale.

Dje janë dërguar dënime të ashpra për agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe për bllokadën e funksionimi të OSBE-së nga ana e Rusisë nga folësit në fillim të Këshillit Ministror të OSBE-së. Ata dërguan porosi se me agresionin rus ndaj Ukrainës është shkelur akti Final i Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nga Helsinki, i cili është dokument në bazë të të cilit është formuar OSBE në vitin 1975.

Populli i Ukrainës meriton paqen dhe lufta duhet të ndalet. Arritja e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme mbetet e domosdoshme. Kjo luftë vazhdon të minojë themelet e OSBE-së. Prandaj, si një çështje kyçe e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë, një prioritet qendror për kryesimin tonë ishte dhe mbetet të ofrojmë mbështetje thelbësore për Ukrainën dhe popullin e saj në të gjithë dimensionet e OSBE-së. Kjo është porosia është e kryeministrit Dimitar Kovaçevski nga fjalimi hyrës, me të cilin shënoi hapjen e Këshillit të 30-të Ministror të OSBE-së, i cili sot dhe nesër mbahet në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.

Pas fjalimeve hyrëse të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe përfaqësuesve të lartë të OSBE-së, të cilët së bashku dënuan me tone të ashpra agresionin e paligjshëm rus ndaj Ukrainës, kryesuesi i OSBE-së i cili po udhëheqë me mbledhjen Bujar Osmani, sipas protokollit ua ka dhënë fjalën përfaqësuesve të shteteve anëtare të OSBE-së, për të deklaruar qëndrimet e tyre.

Në hapje folën ministri i Punëve të Jashtme dhe kryetar aktual i OSBE-së, Bujar Osmani, kryetarja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Pia Kauma, si dhe Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Schmidt.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Llavrov, derisa dje mbante fjalim para Këshillit Ministror të OSBE-së, disa prej ministrave dhe anëtarëve të delegacioneve u larguan nga salla, në shenjë proteste për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Mes delegacioneve që u larguan janë të Ukrainës, Estonisë dhe Çekisë.

Në ngjarjen anësore të Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, dje u nënshkrua deklarata e përbashkët për luftë kundër korrupsionit në Evropën Juglindore nëpërmjet kthimit të pronës dhe shfrytëzim të digjitalizimit.

Këshilli Ministror është organi qendror vendimmarrës dhe drejtues i OSBE-së. Takimi vjetor është një mundësi për Ministrat e Jashtëm që të shqyrtojnë dhe vlerësojnë situatën e sigurisë në zonën euroatlantike dhe euroaziatike, si dhe punën e organizatës në të gjitha fushat e saj të veprimtarisë.

Takimi vjetor i ministrave të jashtëm të 57 shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së do të mbahet me ftesë të kryesuesit të OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments