Avioni me shefin e diplomacisë ruse Sergej Lavrov ka hyrë në hapësirën ajrore të Maqedonisë.
Megjithatë, ai shmangu Bullgarinë fqinje dhe itinerari u zhvillua përmes Greqisë fqinje.
Më herët dolën informacione se Bullgaria ka dhënë leje për fluturim vetëm për Lavrovin, por jo edhe për delegacionin e tij.
Ndryshe, nesër ai do të marrë pjesë në Këshillin 30-ministror të OSBE-së, i cili po mbahet në Shkup.
Për shkak të ardhjes së tij, anëtarët Ukraina, Estonia, Lituania, Letonia dhe Polonia nuk do të marrin pjesë në këtë këshill.