6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBlinkenit dhe Lavrovit u ndahen rrugët –Blinken u nis për në Izrael,...

Blinkenit dhe Lavrovit u ndahen rrugët –Blinken u nis për në Izrael, Lavrov nuk ka ardhur ende në Shkup.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, pas vizitës së tij në Shkup është nisur për në Izrael për shkak se armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit që skadon nesër në mëngjes.

Ai sonte së bashku me të ftuarit e tjerë ka qenë në foton familjare pranë ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, e cila ka paralajmëruar fillimin e darkës joformale të ministrave të Punëve të Jashtme pjesëmarrës në takimin e OSBE-së.

Në foto mungon ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, i cili do të arrijë më vonë në Shkup.

Përfaqësuesi për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borel, tha se është mirë që Lavrov do të vijë në Shkup për të dëgjuar dhe përcjellë pse Rusia është e dënuar dhe e izoluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments