6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBorell porosi partive politike në Maqedoni: Nuk duhet të ketë ndarje për...

Borell porosi partive politike në Maqedoni: Nuk duhet të ketë ndarje për BE-në, miratoni ndryshimet kushtetuese

Nënkryetari i Komisionit Europian, Xhozef Borell në Shkup u ka dërguar porosi partive politike në vend, që nëse duan integrim në Bashkimin Europian duhet të jenë të bashkuar dhe t’i miratojnë ndryshimet kushtetuese.

“Nuk duhet të ketë ndarje politike për çështjet e Bashkimit Europian. Nëse dëshironi të shkoni në rrugën drejt BE-së, atëherë duhet ta mbaroni procesin e miratimit të ndryshimit kushtetuese dhe të përparoni në reformat kyçe. Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Kjo nuk do të sjell dobi vetëm për një parti politike, por për të gjithë qytetarët”, tha Borell.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments