9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDioqeza Rashkë-Prizren reagon pas “themelimit” të Kishës Ortodokse Shqiptare në Kosovë

Dioqeza Rashkë-Prizren reagon pas “themelimit” të Kishës Ortodokse Shqiptare në Kosovë

Faqja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në Facebook vitin e kaluar kishte thënë që Nikola Xhufka nuk ishte klerik i tyre.

“Nikolla (Bllazhde) Xhufka nuk është klerik orthodhoks dhe nuk njihet si i tillë nga asnjë Kishë e krishterë në asnjë vend. Pretendon se është dorëzuar nga një person serbo-rumun, i cili nuk ka asnjë lidhje me Kishën Orthodhokse dhe nuk është klerik i saj. Kemi të bëjmë thjesht me një mashtrim të opinionit publik”, thuhej në postimin e saj.

“Nikolla përfaqëson vetëm veten e tij, nuk ka as kishë as komunitet besimtarësh, pavarësisht deklaratave pompoze që bën herë pas here në media”.

Klankosova.tv megjithatë ka trokitur në adresën zyrtare elektronike e tyre, për të kërkuar një përgjigje zyrtare nga ta në lidhje me Xhufkën, dhe ende është në pritje të saj.

Xhufka u bë lajm dje kur erdhi në fshatin Rakinicë të Podujevës dhe më pas tregoi se e kishte mbajtur meshën e parë ortodokse në shqip në Kishën e Shën Mihaillit, për të cilën tha se nga tani e tutje është pjesë e Kishës Kombëtare Shqiptare.

“Sot më datë 28 nëntor 2023, për herë të parë në historinë e Kosovës (Dardanisë), u mbajt Mesha e Parë Ortodokse në shqip në Komunën e Podujevës, fshati Rakinicë, dhe pikërisht në Kishën e Shën Mihaillit!”, ka shkruar Xhufka në Facebook.

“Të pranishëm në këtë ngjarje historike ishin përfaqësues të Komunës, përfaqësues të Partisë Konservatore, përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare etj”.

“Duke filluar që sot, kjo kishë me emrin e vjetër të saj të vendosur nga serbët “Shën Mihaill”, i ndërrohet emri me vendim të Kishës Kombëtare Shqiptare në ‘Kisha Imzot Fan Noli’! Kjo datë historike e sotmja duhet të mbahet mend për shumë shekuj, sepse sot u themelua Kisha Shqiptare Kombëtare Fan Noli në Kosovë në komunën e Podujevës”, shkroi Xhufka.

Madje ai pohoi se tashmë kjo kishë ka kaluar në juridiksionin e Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare “Shën Kozmai” në Elbasan.

Ndërkaq, sot ka ardhur reagimi nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, të cilët në faqen e tyre zyrtare e kanë quajtur Xhufkën prift të rremë i cili thonë se është futur dhunshëm në Kishën e Kryeengjëllit Mëhill.

“Dje, më 28 nëntor 2023, sipas portalit kosovapost.net, një grup individësh, bashkë me priftin e vetëshpallur dhe të rremë Nikolla Xhufka, qytetar i Republikës së Shqipërisë, janë futur dhunshëm në Kishën e Kryeengjëllit Mëhill në fshatin kosovar të Rakinicës, në komunën e Podujevës, që të performojnë gjoja një ceremoni fetare”, thuhet në reagimin e kësaj dioqeze.

“Ky akt paraqet një sulm të hapur në pronën e Kishës Ortodokse Serbe, me synim ushqyerjen e urrejtjes dhe destabilizimit etnik dhe fetar në Kosovës”.

Klankosova.tv është në pritje të reagimit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në lidhje me statusin e Nikolla Xhufkës. /Klankosova.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments