Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, njëherësh kryesues i OSBE-së i ka hedhur poshtë vlerësimet se Rusia ka dalë fituese duke i vënë veton Estonisë dhe imponuar Maltën si vendi kryesues i organizatës më 2024. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Osmani ka thënë se vendimi shënon “fitore për rregullin ndërkombëtar”, pasi OSBE-ja funksionon me konsensus. /Alsat.mk