Sekretari amerikan i shtetit Antoni Blinken para pak çastesh mbërriti në Shkup. Përpara darkës joformale në kuadër të samitit Blinken takoi kryeministrin Kovaçevski dhe ministrin e jashtëm Bujar Osmani. Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm Maqedoninë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe forcimin e Institucioneve demokratike.
“Kami partneritet strategjik që me të vërtetë është fokusuar në punën të cilën e bëjmë bashkë si aleatë dhe partnerë, por gjithashtu edhe punën që e bëjmë bashkë në nivel bilateral. Ne fuqishëm mbështesim integrimin tuaj euroatlantik, mbështesim punën për forcimin e Institucioneve tuaja demokratike, mbështesim punën që bëni për diversifikimin e energjisë të rajonit dhe më gjerë që do të ketë ndikim të madh. Në gjithë këtë ju mund të llogaritni në SHBA-të si partner i fuqishëm. Kjo është një ndër arsyet për çka jam këtu sonte, jo vetëm për OSBE-në, por edhe Maqedoninë e Veriut dhe të tregoj se sa e vlerësojmë partneritetin që e kemi”, deklaroi Antoni Blinken, Sekretar amerikan i shtetit. /Alsat.mk