11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSulmi ndaj gazetarit Nevrij Ademi, reagon SHGM-ja: Kërcënuesit duhet të mbajnë përgjegjësi

Sulmi ndaj gazetarit Nevrij Ademi, reagon SHGM-ja: Kërcënuesit duhet të mbajnë përgjegjësi

“Gjatë një ngjarjeje politike ditën  e djeshme në Tetovë, sipas informacioneve të gazetarit Nevrij Ademi, ai është sulmuar verbalisht nga anëtarë të partive politike, derisa ishte duke kryer punën e tij.

“Ik nga këtu se e di se çfarë mund të të bëj”, tha një nga anëtarët e një partie politike, ai donte të më dëbonte nga vendi ku isha ulur me kolegët e tjerë gazetarë. Pasi nuk pranova dhe qëndrova në të njëjtin vend, një person tjetër m’u afrua dhe më pyeti: “Kush të thirri këtu, nuk ke vend këtu”.

Pasi e kuptoi që nuk do të largohesha, filloi të shante dhe të më kërcënonte jetën me fjalët “Do të të ther, do të të vras” – thotë Ademi.

Kujtojmë se nëse gazetarët pengohen në kryerjen e detyrës, sulmohen verbalisht apo fizikisht, një procedurë e tillë do të konsiderohet shkelje e ligjit sepse me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, të miratuara në shkurt të këtij viti, sulmi ndaj një gazetari do të konsiderohet sulm ndaj një personi zyrtar. Roli i gazetarëve është të përcjellin informacione, konsumatorët e të cilëve janë qytetarët. Gjatë kryerjes së detyrës së tyre profesionale është e nevojshme që ata të kenë qasje në informacion në mënyrë që të kryejnë tërësisht punën e tyre, duke respektuar standardet etike dhe profesionale” thuhet në reagimin e SHGM-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments