7 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmePersoni që ngriti flamurin shqiptar në Kodër të Diellit ,është lënë i...

Personi që ngriti flamurin shqiptar në Kodër të Diellit ,është lënë i lirë

Jeton Abdullahi (33) nga Reçica e Vogël , personi që dje ngriti flamurin shqiptar në Kodër të Diellit,sot në mëngjes është liruar pasi është paraqitur në stacionin policor në Tetovë, mëson MKD.mk. Ministria e Brendshme sot rreth orës 11:00 njoftoi se në vijim të masave operative policia ka ndaluar J.A. i cili dje hoqi nga direku i manastirit “Shën Naumi- çudibërësi” në Kodër të Diellit, flamurin kishtar të KOM-Kryepeshkëvisë Ohër dhe në vend të tij vendosi flamurin e Republikës së Shqipërisë.

Siç mësojmë, Abdullahi është marrë në komisariat, është fotografuar (gjurma e gishtit, sipas fjalorit të policisë) dhe është liruar sot në orën një të mëngjesit.

Herët në mëngjes, Stojançe Angelov, kryetari i Dostoinstvo, partia e mbrojtësve, ishte në Kodër të Diellit dhe e njoftoi atë se flamuri tashmë ishte ulur. Ai e ka thirrur drejtpërdrejt Ali Ahmetin, kryetarin e BDI-së, që ta dënojë publikisht këtë akt provokues vandalizmi.

Dy persona të maskuar dje kanë zbritur flamurin e Kishës Ortodokse Maqedonase-Arqipeshkvisë së Ohrit nga direku përballë kishës së Shën Naumit të Ohrit, më pas është vendosur flamuri i Shqipërisë. Kryetari i këshillit kishtar rastin e ka raportuar në SPB Tetovë. Ngjarja është regjistruar nga kamerat e vëzhgimit.

https://mkd.mk/node/530793

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments