10.5 C
Tetovo
E mërkurë, 23 Prill, 2025
BallinaLajmeKasami: Krerët e BDI-së e tradhtuan Kosovën, hapën qiellin për Lavrovin

Kasami: Krerët e BDI-së e tradhtuan Kosovën, hapën qiellin për Lavrovin

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot nga Tetova ka akuzuar drejtpërdrejt BDI-në si përgjegjësen kryesore për zvarritjen e integrimit të vendit tonë në BE. Ai tha se pushteti aktual po e përdor BE-në vetëm kur duhet të mbulojë krimin dhe korrupsionin, ndërsa nga ana tjetër afrohet me Rusinë. Me këtë, sipas Kasamit, po dëmtohet edhe Kosova nëpërmjet Serbisë, duke e cenuar kështu drejtpërdrejt edhe paqen në rajon.

“Sot, jemi bashkë sepse të gjithë jemi të shqetësuar nga prolongimi i procesit euro integrues. Pushteti aktual BE-në e përdor vetëm kur duhet të shpëtojë dhe të mbulojë krimin dhe korrupsionin, por çdo ditë e më tepër afrohet me Rusinë. Këtë e dëshmojnë veprimet e fundit të BDI-së, të cilët tradhtuan Kosovën, mashtruan Ukrainën dhe ia hapën qiellin Rusisë dhe ministrit të saj Lavrov, për të ardhur në mes të Shkupit tonë të dashur. E gjitha kjo ndodh kur Rusia po rrit agresionin në Ukrainë, e përmes Serbisë kërcënon Kosovën dhe cenon paqen në Ballkanin Perëndimor.”- tha Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments