Të punësuarit në sektorin publik nuk duhet të presin që nëse zyrtarëve u shkurtohen pagat, ato para do të përfundojnë tek ata, tha zëvendëskryeministri për Ekonomi, Fatmir Bytyqi.
Bytyqi konsideron se kjo pritje është e gabuar dhe dyshon se bëhet fjalë për manipulim politik nga opozita.
“Ajo pritshmëri është e gabuar, dhe dikush thjesht dëshiron të krijojë një pritshmëri të tillë, sepse çdo ulje, apo nëse ka ulje, nuk do të mjaftojë për të mbuluar rritjen eventuale prej 135 mijë punonjësve në sektorin publik, sepse po flasim për 1260 persona të zgjedhur dhe të emëruar. Pra, po, krijimi i pritshmërive të rreme është vetëm produkt i një partie të caktuar politike”, thotë Bytyqi.
Ai bëri të ditur një paketë masash kundër krizës në të cilat parashikohen mbi 70 milionë euro, ndërsa paratë nga taksa e solidaritetit që hynë në arkën e buxhetit shkojnë për qytetarët.