4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMPPS: Më 29 nëntor orar i shkurtuar i punës për administratën në...

MPPS: Më 29 nëntor orar i shkurtuar i punës për administratën në Shkup, më 30 nëntor nuk punohet

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se të gjithë të punësuarit në administratën publike dhe shtetërore në territorin e Qytetit të Shkupit më 29 nëntor të vitit 2023 (e mërkurë) do të punojnë me orar të shkurtuar deri në ora 12:00, ndërsa më 30 nëntor 2023 (e enjte) përcaktohet për ditë jopune për të gjithë të punësuarit në administratën publike dhe shtetërore, në rajonin e Qytetit të Shkupit.

“E njëjta nuk do të kompensohet. Ky vendim i përket edhe shkollave fillore dhe të mesme në rajonin e Qytetit të Shkupit, megjithatë theksojmë se NUK i përket institucioneve publike parashkollore, institicioneve shëndetësore dhe shërbimeve të sigurisë në rajonin e Qytetit të Shkupit. Informojnë se të njejtat duhet të përgatisin plane personale, të cilat do të mundësojnë funksionim të papenguar të institucioneve. Rekomandohet që komunat dhe Qyteti i Shkupit t’i zbatojnë konkluzionet”, thonë nga MPPS.

Njëherë i rekomandohet sektorit privat në rajonin e Qytetit të Shkupit, e sidomos në zonën e Komunës Karposh dhe komunat që gravitojnë drejt Qendrës sportive “Boris Trajkovski” dhe hoteli “Aleksandar Pallas”, që t’i zbatojnë konkluzionet.

Këto vendime janë marrë në bazë të konkluzioneve të marra në seancën e 199-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 14.11.2023. Vendimi i këtillë është marrë për shkak të takimit të 30-të ministror të OSBE-së, i cili do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor 2023 në Shkup, në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments